Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1

Një studente shumë e bukur në bibliotekë © istockphoto

Ju dëshironi ...

  • të dëshmoni njohuritë elementare të gjermanishtes
  • të aplikoni si Au-Pair në Gjermani
  • një dëshmi gjuhe për marrjen e vizës për bashkim familjar
  • të dëshmoni njohuritë e marra në nivelin A1 nëpërmjet një certifikate zyrtare të njohur në rang ndërkombëtar

Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 është një provim i gjuhës gjermane për të rritur. Ai dëshmon njohuri elementare të gjuhës dhe i përgjigjet nivelit të parë (A1) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).

Me kryerjen e suksesshme të provimit ju tregoni, se ...

  • mund të merreni vesh në mënyrë të thjeshtë, nëse bashkëbiseduesit flasin ngadalë dhe qartë.
  • mund të kuptoni dhe përdorni shprehi të shpeshta të së përditshmes dhe fjali të thjeshta (psh. informacione mbi personin dhe familjen tuaj, mbi bërjen e pazareve, mbi punën, mbi ambientin rreth e rrotull).
  • mund të prezantoni veten dhe të tjerët dhe t'u drejtoni të tjerëve pyetje: psh. ku jetojnë ata, çfarë njerëzish njohin apo çfarë gjerash kanë.

Regjistrimi për provim

Regjistrimi për provim është i mundur vetëm me një pasaportë të vlefshme.
Ju lutemi rezervoni provimin vetëm përmes dyqanit tonë online.

*) Kurset dhe ligjëratat janë të liruara nga TVSH-ja në pëlqim me nenin 23 paragrafi 1 pika 176 nga Ligji mbi tatimin e vlerës së shtuar

**) Çmimi më i ulët i treguar vlen vetëm nëse keni ndjekur një kurs të gjuhës gjermane në Institutin Goethe, jo më herët se gjashtë muaj më parë. Gjashtë muajt i referohen periudhës ndërmjet përfundimit të kursit të gjuhës dhe datës së provimit të gjuhës gjermane. Në këtë rast çmimi ndryshon automatikisht gjatë procesit të rezervimit. Nëse kjo nuk ndodh, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj të kursit.

Rezultatet

Nga 1 Maji, ne do të lëshojmë vetëm dëshmi digjitale për të gjitha provimet.

Nëse e keni dhënë dhe e keni kaluar provimin, certifikata juaj është e gatshme për shkarkim. Ju lutemi që të hyni në faqen www.meingoethe.de dhe të zgjidhni provimin përkatës. Udhëzimet për shkarkimin e certifikatës digjitale i gjeni këtu:

Rezultatet e provimit do të jenë të disponueshme brenda 10 ditëve të punës.
Për marrjen e certifikatës në version letër, duhet të paguhet një tarifë prej 2.000 denarësh.

Nëse vendi i provimit ka shtesën "Express Ergebnis", rezultatet do të publikohen ditën e nesërme të punës.

Përgatitje

Materiale për ushtrime

Këtu mund të gjesh modele testesh dhe ushtrimesh për të ushtruar online, gjithashtu pa barriera dhe interaktive.

Informata plotësuese

Kushtet, përmbajtjet e provimeve dhe informata të tjera për Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 mund t’i gjeni këtu: