Logo Goethe-Institut

Maqedonia e Veriut

Panairi i Librit në Shkup
Të përjetosh kulturën

Goethe-Institut Shkup në Panairin e Librit 2025

Nga data 8 deri më 13 maj do të jemi pjesë e Panairit të Librit në Shkup me një program të larmishëm rreth gjuhës, letërsisë dhe kulturës. Zbuloni libra gjermanë, oferta digjitale, aktivitete interaktive dhe shumë më tepër – për mësimdhënës, nxënës dhe të gjithë të interesuarit për kulturën.

Nga data 8 deri më 14 maj do të mbahet Panairi i Librit në Shkup – dhe Instituti Goethe do të marrë pjesë me një program të larmishëm, në të cilin me shumë kënaqësi i ftojmë të gjithë që mësojnë gjermanisht, mësimdhënësit, familjet dhe të interesuarit për kulturë!

Stenda jonë ofron shumë ide frymëzuese për gjuhën dhe kulturën gjermane – një vend ideal për nxënësit e rinj dhe për të gjithë ata që janë të interesuar për ofertën aktuale letrare dhe mediatike nga hapësira gjuhësore gjermane.

PROGRAMI I PËRMBAJTUR
NË STENDËN E INSTITUTIT GOETHE NGA 08.05. - 13.05.


- një përzgjedhje të gjerë të letërsisë gjermane për fëmijë, të rinj dhe të rritur
- romane grafike aktuale
- akses falas në media gjermanisht përmes bibliotekës sonë digjitale (Onleihe)
- përjetime interaktive në VR
- informacione praktike për jetën dhe punën në Gjermani
– dhe shumë të tjera!

PROGRAM NË KADËR TË PANAIRES SË LIBRIT

E SHTUNË 10.05.
Bisedë me Katerina Shekutkovska, përkthyese e romaneve gjermanë
Hyrje në artin e përkthimit të letërsisë
Qendra e Promocionit të Panairit të Librit, 16:00 - 16:45

E HËNË 12.05.
Shfaqje filmi „Nesër diku në det“
Bisedë me regjisorin Patrick Büchting
Kinoteka e Maqedonisë, 11:00 – 13:30

Aktivitet për fëmijë dhe të rinj
Goethe-Institut Shkup, 14:00 – 14:45

E MARTË 13.05.
Bisedë me Sasho Ognenovski, regjisor teatri, për realizimin e veprës "Fiorenza" të Thomas Mann në një shfaqje teatrore
Qendra e Promocionit të Panairit të Librit,
12:00 - 12:45
 
Aktivitet për fëmijë dhe të rinj
Goethe-Institut Shkup, 11:00 - 11:45
Qendra e Promocionit të Panairit të Librit, 13:00 - 13:45 dhe 14:00 - 14:45

Na vizitoni – përjetoni gjuhën, kulturën dhe letërsinë gjermane!

Për pyetje, regjistrime dhe informacione të tjera, kontaktoni me info-skopje@goethe.de

Na ndiqni